Kryeimami i Kosovës, Naim Tërnava është i ftuar në emisionin Pressing me Leonard Kerqukin në T7.
I pari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka folur për dy mandatet e tij në krye të BIK.
Thotë se nuk ishte ai që ndërroi statutin e institucionit fetar për t’ia mundësuar vetës edhe një mandat më tepër.
Thotë se një gjë të tillë e bëri Kuvendi i BIK.
“Jam një udhëheqës shpirtëror, nuk kam mundësi të ushtrojë diktat ndaj dikujt. S’kam as polici, as AKI, as Ushtri. Përkrahja ka qenë nisur nga besimi i tyre me punën që e kemi bërë bashkërisht, përkrahja nuk ka munguar asnjëherë. Unë e kam ndier vetën mirë, edhe sot e ndiejë veten mirë ngase e di se kemi punuar shumë. Gjatë rrugëtimit edhe mund të kem gabuar, mund të jetë dobësi”, ka thënë ai.
Më 2013 Tërnava kishte arritur ta ndërronte statutin e brendshëm të zgjedhjeve, i cili të njëjtit deri në atë vit, nuk ia lejonte të jetë në krye të këtij institucioni fetar më shumë se dy mandate.
COMMENTS