Ballkani ka fituar në minutat shtesë me rezultat 3-2 në shtëpi ndaj Ulpianës në kudër të javës së tretë në BKT Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Lipjani luftoi deri në fund, por një gol në minutë e 100-të ia mohoi një pikë atyre, shkruan Gazeta Olle.
Pavarësisht humbjes së dhimbshme në sekondat e fundit, Edlir Tetova është ndarë i kënaqur me ekipin e tij.
Trajneri i Ulpianës tutje tregoj edhe objektivi e skuadrës derisa shtoi se gjithmonë është vetëm ndeshja e radhës.
“Në futboll ka gjithçka, jam i kënaqur me qunat në këtë takim. Pranuam nga devijmet e topave, futbolli ka gjithçka. Lojtarët e mij kanë treguar se dijnë të luajnë. Objektivi ynë në këtë edicion është vetëm ndeshja e radhës. Kam deklaruar edhe më herët se jemi ekip i ri dhe qëllim kemi vetëm ndeshjen e radhës”, tha Tetova.
Ulpiana është në vendin e para fundit në tabelë, derisa ka pikë të barabarta me Prishtinën nga një sosh në tri ndeshje.
COMMENTS