Tevez: Messi, kurrë në palestër. Ronaldo i “çmendur”!

Tevez: Messi, kurrë në palestër. Ronaldo i “çmendur”!

Barcelona i bashkohet garës për Rashfordin

Argjentinasi Carlos Tevez, një njohës i mirë i yjeve aktual të futbollit, Lionel Messi, e Cristiano Ronaldo, ka bërë një krahasim mes të dyve, duke shpjeguar diferencat.

“Nuk e kam parë kurrë Messin në palestër apo të bëjë ushtrime teknike. Ajo që bën ai është gjithçka natyrale. Sigurisht që në goditjet e 11-metërshave është stërvitur. Tani i dërgon të gjitha në cep.”

Shumë më i ndryshëm karakteri i Cristiano Ronaldos, sipas “Apashit”.

“Ronaldo, nga ana tjetër, shkon gjithnjë në palestër pas stërvitjes. Ai e ka fiksim të jetë më i miri në gjithçka. Mbërrin gjithmonë para kohe në stërvitje. Kur stërvitja ishte lënë në orën 9 të mëngjesit, unë mbërrija në 8 dhe e gjeja aty, sepse kishte ardhur që në 7:30. Pyesja veten: si mund t’ia hedh këij tipi? Një ditë shkova në 6, por prapë e gjeta aty.”/tch

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)