Trajneri i Kombëtares së Serbisë, Mladen Krstajic dhe presidenti i Federatës, Slavia Kokeza, janë gjobitur nga FIFA për deklaratat e bëra pas ndeshjes me Zvicrën.
Trajneri Krastajic kishte dalë me akuza të rënda për gjyqtarin që ndau drejtësinë në ndeshjen Serbi 1-2 Zvicër, duke thënë se do ta dërgonte në Hagë për t’u gjykuar.Kjo deklaratë e tij është sanksionuar nga FIFA me gjobë prej 5 mijë franga zvicerane.
Me 5 mijë franga zvicerane është gjobitur edhe presidenti i federatës, Slavio Kokeza, për një intervistë dhënë për BBC-në./Lajmi.net/
COMMENTS