Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përkujtuar sot nisjen e punimeve të Konferencës së Rambujesë.
Thaçi tha se pas një muaj negociatash që rezultuan pa rezultat pa marrëveshje të përbashkët, nisi edhe intervenimi i NATO-s që i dha fund luftës në Kosovë, transmeton Indeksonline.
Tutje presidenti Thaçi shtoi se paqen afatgjate në rajon duhet ta ndërtojmë së bashku dhe se këtë duhet ta bëjmë për hir të brezave të rinj dhe një të ardhmeje më të mirë për popullin dhe tërë Ballkanin Perëndimor.
Postimi i plotë:
Sot u bënë dy dekada nga nisja e punimeve të Konferencës së Rambujesë, e cila ishte iniciuar nga Grupi i Kontaktit. Pas mbi një muaj negociatash që rezultuan pa marrëveshje të përbashkët, nisi edhe intervenimi i NATO-s që i dha fund luftës në Kosovë. Republika e Kosovës nuk duhet të frikësohet asnjëherë nga dialogu kur pranë ka Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera mike. Bashkë i kemi dhënë fund luftës dhe bashkë e kemi ndërtuar edhe paqen. Edhe në Rambuje, edhe sa herë që ne kemi qenë të bashkuar, gjithmonë kemi dalë fitimtarë. Prandaj, edhe paqen afatgjate në rajonin tonë duhet ta ndërtojmë së bashku. Këtë duhet ta bëjmë për hir të brezave të rinj dhe një të ardhmeje më të mirë për popullin tonë dhe tërë Ballkanin Perëndimor! HTH
COMMENTS