THAÇI FTON KUVENDIN TA RATIFIKOJË DEMARKACIONIN

THAÇI FTON KUVENDIN TA RATIFIKOJË DEMARKACIONIN

Rezultati i referendumit në Maqedoni, tjetër fitore e Rusisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka inkurajuar deputetët e Kuvendit që ta ratifikojnë sa më shpejt Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në mënyrë që vendi t’i shpëtojë izolimit brenda Evropës.

Këto komente, Thaçi i bëri gjatë një konference për media, të thirrur për të vlerësuar arritjet dhe sfidat e shtetit të Kosovës në prag të shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë, më 17 shkurt.

“Dhjetë vitet e fundit kanë qenë vite të përparimit të gjithanshëm”, ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai tha se për dhjetë vjet shtet, Kosova është njohur nga 115 vende, ka kultivuar raporte të mira me aleatët ndërkombëtar si dhe vite të relaksim të raporteve me Serbinë.

Por, një shqetësim më vete, është shprehu ne lidhje me vizat, si vendi i vetëm pa një perspektivë të qartë integruese.

Thaçi tha se pret që strategjia e ardhshme e Bashkimit Evropian për zgjerim, do të përfshijë edhe Kosovën. Kjo strategji, nënkupton përmbushjen e obligimeve që ka Kosova karshi Bashkimit Evropian.

“Shpresoj që në të ardhmen e afërt, institucionet e Kosovës, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të ratifikojnë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi në mënyrë që qytetarët të lëvizin lirshëm pa viza, sikurse qytetarët tjerë të vendeve të rajonit”, tha Thaçi.

Ai inkurajoi Qeverinë dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës që t’i japin fund çështjes së demarakcionit, duke dhënë shembuj konkret të relaksimit të raporteve mes vendeve të rajonit.

“Shqipëria diskuton me Greqinë për përmbylljen e çështjes së detit, kurse Maqedonia me Greqinë për çështjen e emrit”, tha Thaçi, duke inkurajuar deputetët që të gjejnë zgjidhje rreth Demarkacionit të kontestuar me Malin e Zi.

Në disa raste, Thaçi ka deklaruar këto ditë se “dhurata” më e mirë për qytetarët në 10 vjetorin e saj të pavarësisë do të ishte lajmi nga Bashkimi Evropian për heqjen e vizave. Por, para se ky “lajm” t’i vijë Kosovës, Thaçi inkurajon ratifikimin e Demarkacionit, si kushti i fundi i BE-së.

Presidenti ia ka rikujtuar Qeverisë së Kosovës edhe një obligim tjetër të paplotësuar ndërkombëtar, që ka të bëjë me themelimin e Asociacionit.

Neglizhenca e treguar në lidhje me Demarkacionin dhe Asociacionin, sipas Thaçit, nuk krijon pikë politike për askënd, por vetëm krijon ngërç politik dhe zvarritje të proceseve në vend.

Gjatë kësaj konference, Thaçi tha po ashtu se Kosova do të mbetet e përkushtuar edhe për vazhdimin e dialogut me Serbinë deri në njohjen reciproke mes dy shteteve.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)