Thaçi komenton dënimin e Mlladiqit

Thaçi komenton dënimin e Mlladiqit

Kështu nuk e keni parë presidentin asnjëherë më parë (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se dënimi i Ratko Mlladiqit për gjenocid është i rëndësishëm për të siguruar drejtësi për viktimat.

“Ne mendojmë sot për Srebrenicë. Ne gjithashtu duhet të sigurohemi që autorët e këtyre akteve dhe nxitësit e ideologjisë gjenocidale vazhdojnë të paguajnë për të keqen që e lëshuan nga Beogradi,” ka shkruar ai në Tëitter.

75 vjeçari, Ratko Mlladiq u dënua sot nga Gjykata e Hagës me burgim të përjetshëm, transmeton Klan Kosova.

Gjykata ka vërtetuar se ai ka pasur rol të rëndësishëm në “Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale” në Bosnje.

Ndaj tij rëndonin 11 aktakuza të cilat përfshinin krimet kundër njerëzimit, vrasjet, përdhunimet, persekutimet dhe torturat.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)