Thaçi: Kosova beson në pastërtinë e luftës së UÇK-së, beson në drejtësi

Thaçi: Kosova beson në pastërtinë e luftës së UÇK-së, beson në drejtësi

Gjermania do të dorëzojë Carles Puigdemontin në Spanjë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se shkuarja për intervistimin e gjeneralëve të UÇK-së, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa dëshmon edhe njëherë drejtësinë e luftës së popullit të Kosovës dhe UÇK-së.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Thaçi ka thënë që ka besim të plotë në vlerat sublime për të cilat kanë luftuar ai dhe bashkëluftëtarët tjerë.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Thaçit:

Jam i vetëdijshëm se shumë padrejtësi nuk e kanë marrë përgjigjen, as nga drejtësia vendore, as nga ajo ndërkombëtare: si vrasja nga shteti serb e 13,500 civilëve shqiptarë, kryerja e 400 masakrave, dhunimi i 20 mijë grave shqiptare, mijëra shqiptarë ende të pagjetur, spastrimi etnik i mbi një milion shqiptarëve.

Por, e them me bindje të plotë se krimet nuk vjetrohen dhe përgjegjësit do të dalin para drejtësisë.

Kosova beson në pastërtinë e luftës së UÇK-së, beson në drejtësi.

Shkuarja për intervistim e gjeneralëve të UÇK-së, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa, eprorëve dhe bashkëluftëtarëve të tjerë, dëshmon edhe një herë fisnikërinë dhe drejtësinë e luftës së popullit të Kosovës dhe UÇK-së.

Si bashkëluftëtar i juaj dhe president i vendit, kam besim të plotë në vlerat sublime për të cilat kemi luftuar. Bashkërisht i fituam shumë beteja, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Bashkërisht me krenari do t’i fitojmë edhe sfidat e radhës.

Shembulli i juaj për t’iu përgjigjur ftesës së Dhomave të Specializuara dëshmon më së miri se luftëtarët e lirisë së Kosovës nuk i lëkund asnjë lloj pretendimi stigmatizues. Të gjithë të ftuarit e tjerë për intervistim edhe një herë i ftoj t’i përgjigjen pozitivisht ftesave nga Dhomat e Specializuara.

Në kohën e kanosjes ekzistenciale, ju, me guximin dhe dijen tuaj, të pamundurën e bëtë të mundur, ëndrrën realitet.

Ju jeni heronjtë kombëtarë të luftës, prandaj të tillë do të mbeteni gjithmonë për institucionet dhe popullin e Kosovës

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)