Për bombardimet në Siri, ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
I pari i shtetit në një postim në rrjetin social facebook ka shkruar se i jep mbështetje bombardimeve kunëdr regjimit të Assadit.
“Republika e Kosovës mbështet fuqishëm vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës për të sulmuar caqet ushtarake dhe për të dobësuar aftësinë e regjimit të Asadit për të kryer sërish sulme kimike ndaj popullatës civile. Sulmet kimike kundër popullatës civile janë veprime çnjerëzore, të cilat duhet të marrin fund”, ka shkruar Thaçi, transmeton lajmi.net
Sipas tij, përdorimi i armëve kimike kundër popullit sirian, është vijë e kuqe.
“Ne jemi të bindur se vlerat perëndimore dhe civilizuese do të ngadhnjejnë përballë çdo regjimi. Kosova fuqishëm mbështet përpjekjet e shteteve perëndimore për t’i dhënë fund regjimit të Asadit dhe luftes në Siri”, ka thënë presidenti i vendit.
Para presidentit reagoi edhe kryeministri Haradinaj.
Shefi i ekzekutivit tha se Kosova qëndron në krahë të aleatëve për sulmet ajrore në Siri.
Më shumë se 100 raketa u lëshuan në shtetin sirian pas përdorimit të armëve kimike.
Sipas të dhënave të para nuk ka viktima në njerëz, por Amerika, Britania e Franca kanë shprehur besimin se sulmi ka pasur sukses. /Lajmi.net/
COMMENTS