Thaçi shkon në Hagë, në vendin ku funksionon Gjykata Speciale

Thaçi shkon në Hagë, në vendin ku funksionon Gjykata Speciale

Përleshja eskalon në sulm me granatë, në Prishtinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkuar sot në Hagë – për ta mbajtur nesër një ligjeratë atje.
I pari i vendit do të ligjërojë në vendin ku funksionon Gjykata Speciale – një nismë për shfuqizimin e së cilës, që besohet të ketë qenë e iniciuar nga ai, ka dështuar muaj më parë në Kosovë.

Në një intervistë në televizionin T7, ditë më parë, Thaçi ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë thirrje nga ky mekanizëm, që pritet të gjykojë krimet e supozuara të luftës në Kosovë, për t’u intervistuar.

“Me ftesë të Institutit prestigjioz holandez “Clingendael Institute”, sot kam udhëtuar për në Hagë, ku nesër do të mbajë një ligjëratë me temën “Vizioni, sfidat dhe mundësitë për Kosovën”, ka bërë të ditur Thaçi në Facebook.

Ai ka thënë se më pas do të ketë një bashkëbisedim me shumë përfaqësues shtetërorë, ambasadorë, diplomatë, gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Holandë.

“Pas ligjëratës dhe debatit, do të marrë pjesë në promovimin e librit “New State, Modern Statesman”, i shkruar nga gazetarët britanikë, Roger Boyes dhe Suzy Jagger”, ka njoftuar presidenti kosovar.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)