Thaçi: Sikur mos të isha unë, sot as që do të bisedohej për Ushtrinë e Kosovës (Video)

Thaçi: Sikur mos të isha unë, sot as që do të bisedohej për Ushtrinë e Kosovës (Video)

Hashim Thaçi i jep dekoratë ish-zyrtarit të lartë të LDK-së (Foto)

Presidenti i Hashim Thaçi në konferencën e fundvitit para gazetarëve ndër të tjera ka folur edhe për çështjen e transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës, duke thënë se ky është një proces i pa ndalshim që do tu shërbej të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ndërsa sa i përket iniciativës për formimin e ushtrisë me anë të ligjit pa ndryshime kushtetuese, Thaçi tha se sikur të mos ishte kjo iniciative e tij sot askush nuk do të bisedonte për Ushtrinë e Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Sikur mos të ishte iniciativa ime për të formuar ushtrinë e Kosovës me anë të ligjit sot askush nuk do të fliste për atë temë. Por tani e kemi pozicionuar këtë çështje në foavrin tonë dhe normalisht ushtria do të behët sipas parashikimeve tona dhe miqve ndërkombëtarë. Ushtria e Kosovës do të ju shërbej të gjithë qytetarëve pa dallim nacionaliteti dhe të gjithë atyre që e ndjejnë vetën që i përkasin këtij shteti”, ka Thaçi.

Tutje ai tha se duam te ndërtojmë një ushtri me standarde të NATO-s dhe se ushtrinë nuk do ta themelojmë se jemi të frikësuar nga askush apo që duam te sulmojmë por është e drejte e jona. Jemi në favor të një përmbyllje te koordinuar, kam besim se gjerat po shkojnë si duhet që në pjesën e pare të 2018-së do ta kemi Ushtrinë e formuar. /Indeksonline/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)