Thaçi: Të gjithë në Uashington flasin me një zë për Kosovën

Thaçi: Të gjithë në Uashington flasin me një zë për Kosovën

Foto/ Ekskluzive: Ky është personi që u vra me thikë në Lipjan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Lutjet e Mëngjesit ishin mundësi për tu takuar me zyrtarë të lartë amerikan e liderë nga e gjithë bota.

I pari i Presidencës ka theksuar se ishte inkurajuese të konfirmohet se që të gjithë në Uashington flasin me një zë për Kosovën, transmeton Indeksonline.

“Lutjet e Mëngjesit ishin mundësi e shkëlqyer për të takuar zyrtarë të lartë amerikanë dhe liderë të shteteve të ndryshme nga tërë bota, për t’i njoftuar ata me të arriturat e Kosovës dhe me përpjekjet për të vendosur paqe të qëndrueshme në tërë rajonin tonë. Ishte inkurajuese të konfirmohej që të gjithë në Uashington flasin me një zë për Kosovën, pa marrë parasysh për cilin institucion apo tabor politik bëhet fjalë”, ka shkruar Thaçi.

Ai ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-së për zhvillimet në Kosovë.

“Jemi të bekuar që kemi mbështetjen e SHBA-së për zhvillimin e vendit tonë dhe ndajmë së bashku të njëjtat vlera e synime. Edhe në vetë Lutjet e Mëngjesit u dha mesazhi se paqja, toleranca, besimi dhe humanizmi janë vlera prej të cilave nuk duhet të shkëputemi asnjëherë gjatë transformimit të shoqërive tona”, ka shkruar mes të tjerash Thaçi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)