The Economist: Elita guerile erdhi në pushtet përmes manipulimit zgjedhor

The Economist: Elita guerile erdhi në pushtet përmes manipulimit zgjedhor

TETË VJET NGA THEMELIMI I SKV-SË – ALBIN KURTI JEP VLERËSIME TË MËDHA

Në Kosovë, pavarësisht se ka pasur parti politike konkurruese, pushteti është monopolizuar nga elita klienteliste e udhëhequr kryesisht nga udhëheqësit kosovarë të luftës, të cilët kanë qenë pjesë e një kryengritje guerile kundër sundimit serb në vitet 1998-99 që përmes manipulimit zgjedhor kanë ardhur në pushtet.
Ky është vlerësimi që jepet në raportin e Economist Intelligence Unit [Njësisë për Analiza në Economist]: Ballkani Perëndimor më 2025: Një e ardhme më e ndritur apo margjinalizim i përhershëm?
Hiq më mirë nuk qëndrojnë edhe disa vende të Ballkanit Perëndimor.
Në raport përmendet edhe se Mali i Zi dhe deri vonë edhe Maqedonia kanë qenë vende në të cilat de fakto ka ekzistuar vetëm një parti për një dekadë, të cilat kanë udhëhequr si pasojë e manipulimit me vota dhe rrjeteve të klienteliste.
Madje ky raport thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia vuajnë nga disa “sëmundje”.
Sipas të gjeturave në raport thuhet se rajoni karakterizohet nga një rrezik i madh gjeopolitik.
Në rreziqet e sigurisë përfshihen një varg i mosmarrëveshjeve bilaterale, ekzistenca e armiqësive nga periudha e luftës e viteve të 90-ta dhe rreziku nga fundamentalizmi islamik.
Për më shumë, Bashkimi Evropian ka vërejtur edhe garë gjeopolitike në rajon nga Kina, Rusia dhe Turqia, thuhet ndër tjera në këtë raport./REL/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)