Theresa May i mbijeton votëbesimit

Theresa May i mbijeton votëbesimit

Dy fshatra të Lipjanit mbesin në terr, KEDS-i e gjen problemin

Pasi deputetët britanikë refuzuan marrëveshjen e kryeministres Theresa May për Brexit, sot ata i kanë dhënë mbështetje asaj, duke votuar pro në votëbesimin e qeverisë.

325 deputetë votuan pro saj, ndërsa 306 ishin kundër.

Të martën, Theresa May ka përjetuar disfatën më të rëndë parlamentare të një kryeministri britanik në epokën demokratike, pasi anëtarët e parlamentit të vendit kanë hedhur poshtë marrëveshjen e saj me Bashkimin Evropian për daljen e Britanisë nga blloku evropian, me një dallim prej 230 votash.

Konservatorët që mbështesin “Brexit”-in kanë bashkuar forcat me partitë opozitare për të goditur qeverinë në “votimin e rëndësishëm”, të cilin kryeministrja e vendit e kishte shtyrë para Krishtlindjes, me shpresën se disa anëtarë të parlamentit do të ndryshonin qëndrim.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)