Therje me thika mes të rinjve në Lipjan

Therje me thika mes të rinjve në Lipjan

Dorëzohet në Polici njëri nga të dyshuarit për vrasjen e 22-vjeçarit në Lipjan

Një përleshje me thika mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Lipjan.

Koha Ditore raporton se sipas dëshmitarëve të rastit, një vajzë me inicialet E.A. nga fshati Resinovc i Lipjanit është therur me thikë pranë Shtëpisë së Kulturës në Lipjan.

Ndërkaq në këtë përleshje, edhe një djalë i një shkolle të mesme ka marrë lëndime, po ashtu me thikë.

I dyshuari i cili ka kryer veprën është arratisur. Policia po merret me rastin në vendin e ngjarjes në oborrin e shtëpisë së kulturës në Lipjan./Agim Ademi

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)