Një person ka marr lëndime të rënda trupore, i cili është goditur me armë të ftohtë (thikë), nga një person tjetër i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjendet ne arrati.
Ngjarja ka ndodhur të enjetën rreth orës 21:11 në Lagjen e Re, në Lipjan.
Sipas raporti policorë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe me mjetë te prehtë (thikë) nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke i shkaktuar lëndime te rënda trupore për te cilat lëndime është dërguar ne tretman mjekësor. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjendet ne arrati”, thuhet në raport. /Ulpianapress/
COMMENTS