Deri më sot thinjat janë parë si shenja të moshës. Me kalimin e viteve, ato fillojnë të shfaqen, tek dikush më herët, e tek dikush rreth të 40. Por jo gjithmonë flokët e bardhë flasin për plakje.
Flokët thinjen kur folikulat e tyre prodhojnë më pak melaninë, pigmenti që i jep ngjyrën flokut. Zakonisht thinjat e para nisin të shfaqen pas të 30-ave, por disa femra apo meshkuj mund të shohin flokët e parë të bardhë edhe në të 20-at.
Por më në fund, thinjat janë edhe në modë, ndaj mos u mundoni t}i fshihni, apo më keq akoma, ti shkulni. Floku në ngjyrë gri apo argjend është trendi i këtij viti. Të parat që e përqafuan ishin yjet e shoëbizit si Rihanna apo Nicole Richie.
Por tashmë, femrat e cdo moshe mund të qëndrojnë brenda natyrales me flokët e thinjur. Edhe femrat nën 40 vjec, po vendosin që të jenë origjinale, me flokë me thinja, shoqëruar me disa onde të lehta. Stilistët sugjerojnë një prerje të këndshme të crregullt dhe askush nuk do të mendojë më për ndonjë thinjë tek tuk nëpër flokë dhe kështu do të jenë gjithnjë në modë.
Mosha e shfaqjes së thinjave është e lidhur fort me një faktor kyç, gjenetikën. Nqs prindërit tuaj janë thinjur shpejt, me shumë gjasë të njëjtin fat do të keni edhe ju. Por nqs thinjat e para shfaqen më herët, atëherë arsyet janë të tjera, mes tyre duhanpirja apo ndotja e mjedisit. Por sot ka ardhur koha që thinjat ti dashurojmë./tch
COMMENTS