Tifozet arabe në Rusi gjejnë lirinë që iu mungon në shtëpi

Tifozet arabe në Rusi gjejnë lirinë që iu mungon në shtëpi

Ramos: Ronaldo bën çfarë të dojë

Përfaqësuesja e Arabisë Saudite mund të jetë goditur në ndeshjen e parë të kampionatit botëror “Rusia 2018”, por gratë saudite që po marrin pjesë në këtë turne insistojnë se kanë arsye për të festuar, duke pasur parasysh se vetëm vitin e shkuar u është lejuar përcjellja e ndeshjeve të futbollit në vendlindje.

Yakir Zaki ishte njëra prej tifozeve të shumta që ishin të pranishme në “Luzhniki Stadium” dhe ajo nuk ishte shumë e ngarkuar me paraqitjen e Arabisë Saudite, që u mposht me rezultatin 5:0 nga Rusia, të enjten pasdite.

“Nuk luajtëm mirë, ishin si të humbur në fushë dhe nuk dinin se çfarë po bënin”, ishte komenti i Zakit për ndeshjen e parë të Arabisë Saudite në botëror, transmeton Koha Ditore.

Por si për Zakin ashtu edhe për tifozet e tjera të Arabisë Saudite, botërori “Rusia 2018” simbolizon shumë më tepër se që është përkrahja për ekipin. Ato nuk e marrin afër zemrës lojën e Arabisë, thjesht duan të shijojnë lirinë nëpër stadiumet e futbollit, e cila iu ka munguar deri vitin e kaluar.

“Prej fëmijërisë e kam adhuruar futbollin. Ka qenë ëndërr e imja për të përcjellë një ndeshje nga tribunat. Ndërsa, vajzat e mia tash e kanë këtë mundësi dhe kjo është diçka fantastike për mua dhe familjen time”, thotë Zaki, që ka ardhur së bashku me dy vajzat e saj, burrin dhe mbesën në Rusi për të përcjellë ndeshjet e botërorit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)