Tifozët shkatërrojnë stadiumin e botërorit

Tifozët shkatërrojnë stadiumin e botërorit

Dy yjet e Juventusit, transferimet e para të Allegrit te Man Utd

Ndeshjet derbi mund të prodhojnë nganjëherë pakënaqësi të tifozëve, por këtë fundjavë në tërë botën u përhapen pamjet e një incidenti të dhunshëm midis tifozëve.

Ajo që ndodhi në stadiumin“Moses Mabhida” të Durbanit këtë fundjavë një nga dëmtimet më të rënda që mund t’i bëhej një stadiumi nga tifozë të irrituar, huliganë e ndoshta edhe njerëz të dhunshëm që s’kanë lidhje me futbollin.

Në fakt, inicdenti u shkaktua si pasojë e zemërimit për eliminimin e Kaizer Chiefs në “Nedbank Cup”, apo Kupa e Afrikës së Jugut, nga një skuadër disi më inferiore si Free State Stars.

Tifozët ultras nisin të dhunonin fillimisht një grua që ishte ngarkuar me detën për sigurinë në ambientet e brendshme të stadiumit. Ajo është shtruar tashmë në spital, por “të egërsuarit” nuk u ndalën me kaq.Ata shkatërruan stadiumin dhe zonën e dedikuar shtypit. Policisë iu desh të përdorte gazin lotsjellës dhe granatat tymuese për të shpërndarë turmën e irrituar.Përndryshe stadiumi në Durban para vetëm 8 vjetëve ka qenë një prej arenave ku janë zhvilluar ndeshjet e Kampionatit Botëror të FIFA-s, në kohën kur Afrika e Juugt ishte nikoqire e ngjarjes më të madhe të futbollit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)