Pak kohë më parë ka fituar një milion stërlina në një lotari, e prej atëherë nuk ka rreshtur së detyruari mediet të flasin për të.
Jane Park është thuajse e panjohur për këdo, me përjashtim të Mbretërisë së Bashkuar, kur prej 4 vitesh qarkullon mes titujve më të bujshëm për skandale të tabloidëve.
Por, vetëm pak ditë më parë ka bërë të gjithë Skocinë të flasë për të. Përse?
Ishte vetëm një “cicërimë” e thjeshtë, si e çdo tifozi apo tifozeje, e shkruar në rrjetin social Twitter me protagonist Steven Whittaker, një futbollist i Hibernianit.
“Hibernian, sa parà ju duhen për të larguar nga ekipi Whittaker? A mund t’ua paguaj unë?”, ishte mesazhi i publikuar në rrjetin social gjatë sfidës me kryesuesit e Celtic Glasgow, kur rezultati ishte 2-0 për ta.
Nuk dihet nëse drejtuesit e klubit e kanë marrë parasysh ofertën, por ajo që dihet me siguri është se ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë.
COMMENTS