Ajo është kandidate për t’u bërë “padronja” e Romës dhe quhet Roberta Pedrelli.
“Showgirl” i famshëm i spektakleve dhe televizionit italian, e lindur në Romë dhe tifoze e verdhekuqve, nuk kishte si të mos e festonte fitoren e madhe të ekipit të preferuar të saj ndaj Barcelonës.
Këtë e ka demonstruar përmes disa fotove ku shfaqet shumë sensuale, të publikuara në rrjetet sociale.
Roma përmbysi rezultatin e takimit të parë ndaj Barçës, që kishte fituar në “Camp Nou” 4-1, duke fituar pastër 3-0 në “Olimpico” të kryeqytetit italian, e falë avantazhit të golit në fushë kundërshtare eliminoi Messin dhe shokët e tij nga Championsi.
Tashmë klubi roman është në pritje të shortit, për të mësuar kundërshtarin e radhës në gjysmëfinalet e kompeticionit prestigjioz, ku do të luajë me njërin prej Bayern Munchen, Liverpool dhe Real Madrid.
COMMENTS