‘Tigrat’ kërkojnë një lokal nga kryesia e KF Ulpianës, duan ta shndërrojnë në ‘fan-club’

‘Tigrat’ kërkojnë një lokal nga kryesia e KF Ulpianës, duan ta shndërrojnë në ‘fan-club’

Lopetegui zbulon listën, a është ftuar Vinicius?

Grupi i tifozëve të Lipjanit, “Ultras Tigrat”, ka bërë një kërkesë në drejtim presidentit të KF Ulpianës, Abedin Salihu, transmeton Ulpianapress.

“Tigray” kanë kërkuar një lokal prej disa metrave katrorë, të cilin duan ta shndërrojnë në një “fan-club”.

Ky është postimi i plotë pa ndërhyrje i grupit të tifozëve në rrjetin social “Facebook”:

Kerkese:
Ne si tifozeri Ultras Tigrat kemi kerkuar ate qe na takon dhe asgje me shume, te kemi nje fanclub ku do te mbajme mbledhje
dhe do bejm organizime per ndeshje, deri tash mbledhjet i kemi mbajtur ne kafe nuk kemi pas vend ku me i lan as paisjet
por nuk jemi ndale asnjeher, e kemi pasion, e ndjejm obligim, e duam klubin e qytetit me zemer deri ne frymen e fundit do jemi pas teje

Kf Arberia ka zyren e saj ne stadiumin e klubit tone Ulpiana
Ne si tifozeri nuk kemi asgje kunder kesaj, perkundrazi e kemi deshmuar se jemi ne perkrahje.
Mirepo Arberia te kete zyre ne stadiumin e Ulpianes, Ultras Tigrat ti bejn organizimet dhe mbledhjet ne kafe, kjo nuk eshte logjike
fanclubi i takon qdo qyteti, qdo qytet ka fanclub (zyre te tifozav).

Kjo iniciativ ka filluar qe 1 vit, me kerkesa te vazhdueshme drejt kryesis se Ulpianes
Deri sot nuk kemi marre asnje pergjigjie
ndoshta kryesia mendon se pandemia do zgjas gjithmone
dhe nuk do te ken nevoje per ne.
Pandemia nuk do te zgjas gjithmone
Ne do te rikthehemi me te fuqishem se kurre
Flaken kena me ja qit superliges qysh dina na.
VETEM NA RESPEKTONI PAK
PERJETSISHT ME TY ULPIANE

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)