Këta të fundit kanë treguar se janë tejet të hidhëruar me sjelljen e lojtarëve në Lipjan dhe largimit të talenteve lipjanas. Atyre u ka mbetur hatri edhe për mosinkuadrimim fare të kapitenit Xhafer Kaleshi, i cili prej vitesh ka qenë njëri nga shtyllat kryesore të Ulpianës në fushë, transmeton Ulpianapress.
Gjithashtu edhe gjatë ndeshjes që Ulpiana zhvilloi të mërkurën kundër Onix në “Sami Kelmendi”, e që përfundoi pa fitues, tifozë të shumtë fishkëllyen Visokën në shenjë paknaqësie me rezultatet e Ulpianës në katër xhriot e para, ku në këto katër xhiro, Ulpiana në tre ndeshje si vendas e një si mysafire ka arrit të grumbullojë vetëm pesë pikë.
COMMENTS