Tigri shqyen për së gjalli gruan në park (Video)

25-vjeçarja mashtroi se e kanë rrëmbyer për disa çaste romantike me të dashurin

Një grua e cila pa nënën e saj duke u masakruar për vdekje nga një tigër, ka kërkuar 175 mijë funte dëmshpërblim nga menaxhmenti i parkut në Pekin të Kinës.

Gruaja e identifikuar si Zhou po mundohej ta shpëtonte vajzën e saj Zhao e cila kishte dalur nga vetura në një park, kur tigri e tërhoqi zvarrë dhe e copëtoi, transmeton Telegrafi.

Zhou mbetur e vdekur në vend, derisa bija e saj Zhao ka pësuar lëndime të rënda trupore. Por ajo tani përmes rrugëve ligjore është duke u munduar ta dëshmojë se manaxhmenti i Pekinit, do të duhej ta merrte një pjesë të përgjegjësisë së këtij incidenti të tmerrshëm.

Kohë më parë raporti i hetuesve kishin hedhur poshtë pretendimet se incidenti ishte një aksident, duke bërë bujë në mediat kineze.

Procesi gjyqësor i këtij rasti ka filluar sot në Pekin, ndërsa nëna e Zhaos, Zhou mbeti e vdekur nga një tigër i Siberisë më 23 korrik të vitit të kaluar. Tigri siberian ndryshe i njohur si tigri Amur, është një specie e mbrojtur në Kinë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)