Tika-Taka Ulpiana, epoka “e re” ka nisur, Pozherani viktima e parë

Tika-Taka Ulpiana, epoka “e re” ka nisur, Pozherani viktima e parë

Vulin ka frikë nga Ushtria e Kosovës

Ulpiana me fitore dhe show.Ka nisur spektakli i lipjanasve që janë hedhur all in në merkato dhe që ndoshta do të bëjnë edhe ndonjë godtije të radhës, trasnmeton Ulpianapress.

Futore 1 me 0 ndaj Pozheranit me spektakël.Sigurisht edhe Fidan Gërbeshi me golin e fitores, por meriten e gjithçkaje e ka një futbollist që vjet i ka munguar jashtë mase lipjanasve dhe flasim për talentin Ardi Arifi.

Pas një pjese të parë jo fort të mirë, por edhe për shkak të kundërshtarit, Ulpiana ka ndezur motorët në 45 mitushin e dytë ndaj Pozheranit.
Pas shumë rasteve për gol, u desht të pritet minuta e 65-të që stadiumi “Sami Kelmendi” të shpërthej në festë, pas një harkimi në zonë dhe një tollovi e krijuar para portës së mysafirëve, më së miri u gjend Gërbeshi i cili e nguliti topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar.

Gjatë gjithë minutave në vazhdim, vetëm një ekip u pa në fushë, ajo e Ulpianës e cila vinte me lehtësi të porta e mysafirëve, mirëpo në konkretizim po hasnin pegesa, pasiqë ende ekipi nuk është komponuar në menyrën me të mirë.

Ajo që vlen të theksohet janë edhe kushtet e mira që janë krijuar në klub, gjithashtu rikthimi i tifozëve në shkallët e stadiumit, të cilit sot ishin lojtari i 12-të i bardhekaltërve.

Ulpiana me lojën e treguar sot, ka bindur që do të jetë një arrë e fortë për kundërshtarët, sepse ky ekip ka cilësi, vetëm e donë kohën e komponimit./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)