Qytetar të nderuar, vëllezer dhe motra shqipëtar kudo që gjendeni dhe jeni miq të mitë në facebook, më lejoni që të ju kërkoj falje nëse ndonjëri prej jush do të ndihet i fyer nga kjo letër e identifikuar si top secret i nivelit 2 dhe është e shkruar në gjuhën serbe të cilën gjuhë nuk e folin e as nuk e shkruajnë shumica e të rinjëve që jetojnë në Kosovë dhe diasporë. Me kërkesën e tyre unë do ta perkthej dhe postoj në faqen time. Ka prej juve që do ti provokoj kjo letër dhe nuk do ju vie mirë, por duke qenë se unë besoj komplet se kjo që po shkruhet në këte letër të shkurtër veq është duke ndodhur me shqipëtarët. Andaj e kemi obligim të gjithë së bashku të tregojmë para botës se ne para së gjithash e kemi kombin, jemi shqipëtar e pastaj feja është çështje e lirë dhe besim që mund të jetë Islam, katolik, ortodoks, bektashi etj. Shqipëtarët duhet të jenë vigjilent dhe ta kontrolloj secili vehten a mos rastsisht apo qëllimisht ka mundur të rrëshqas me ose pa vetëdije në shërbim të Serbisë e që pasqyrohet shumë mirë në këte dokumentin që po e postojmë në origjinal ashtu si është shkruar. Perkthimin po e bëjmë për ata që nuk e din gjuhen serbe.
Dokumeni ka rrjedhur nga njerzit e besuar të Serbisë, ka arritur te patriotët shqipëtar të cilët për disa muaj e shpërndajnë tek qyetarët shqipëtar të Kosovës për ta ngritur vigjilencën dhe kujdesin për të penguar planet Serbo/Turke për Kosovën dhe shqipëtarët.
Ndoshta në një rast tjetër unë do të jap opinionin tim lidhur me këte pamflet e për të cilin besoj shumë se është i vertetë dhe po e ndjej se me ne është duke ndodhur komplet kjo që shkruhet në këta pak rrjeshta e për të cilat veprime të Serbisë ka libra të tëra dhe marrëveshje ndërkombëtare të cilat Serbia i ka shkruar dhe nëshkruar me armiqët shekullor të shqipëtarve.
Vazhdon Perkthimi!
TOP SECRET 2
“Posa të arrihet marrëveshja me operativen tonë atje poshtë në Kosmet (KOSOVË), do të grumbullojmë fonde nga ambasadat e shteteve islame në Beograd e të cilat fonde do ti dërgojmë atje posht (v.j. gjithënjë me atje poshtë serbët thirren për Kosovën). Fondet ma të mëdha duhet të investohen në ndërtimin e xhamive. Vendet (Lokacionet) për ndertimin e xhamive duhet ti gjejmë në hapësira sa ma publike dhe të pashme optikisht, afër rrugëve dhe autostradave, shkollave, qendrave të vendbanimeve. Xhamitë në fshatrat e mëdha duhet të dyfishohen e trefishohen.
Afër xhamive, shkollave islame (Medreses) duhet të zgjerohen në sa ma shumë vende dhe aty ku nuk ka interesim duhet të sillen fëmijët dhe të rinjët në ato vende ku islami ka më tepër ndikim se sa kombi siq është rasti me Mitrovicen, Vushtrrrinë, Hanin e Elezit, Kaqanikun, Dragashin e Prizrenin.
Afër operativës shqipëtare ndihmë të madhe do të japin njerzit tonë (v.j. të UDB-së dhe BIA-s) nga Maqedonia, Bosnja dhe Sanxhaku, duke marrë në konsideratë edhe Romët dhe Hashkalinjët të cilë janë të gatshëm të punojnë për ne dhe të kyqen aktivisht në islam.
Udhëheqja e bashkësisë islame serbe, maqedone, kosovare, boshnjake janë nën kontrollin tonë dhe punojnë që sa ma shumë njerz me autoritet dhe politikaj që janë të afirmuar dhe kanë ndikim në aktivitetet sportive të shqipëtarve, muzikë, media dhe politikë, në disa nga partitë e rëndësishme politike i kemi njerzit tonë që punojnë për neve dhe fuqishëm e perkrahin islamin dhe janë të lidhur me kryesuesit e bashkësive fetare islame edhe në ato pjesë ku islami dhe xhamitë nuk kanë ekzistuar.
Në vendet perndimore janë dërgu njerzit tonë nga bashkësia islame e Kosovës dhe Sanxhakut të cilët janë nën perkujdesjen e ambasadave tona në Zvicer, Gjermani e Belgjikë. Me këte do të ndikojmë fuqishëm në ndarjen e shqipëtrave në diasporë e sidomos në Zvicer e Gjermani aty ku këta janë të fuqishëm, të rëndësishëm, të pasur dhe me ndikim të madh dhe që e kanë perkrahur Rugovën.
Poshtë në Kosmet (Kosovë) duhet të krijohet atmosfera sikur njerzit atje po jetojnë në tokë të huaj, me këte një pjesë e rinisë do të ikte në botën e jashtme (perendim), dhe një pjesë e madhe do të orjentohen nga islami. Për 20 vite një pjesë e Kosovës do të dukej si Kandahari. Forcat perendimore ngadal do të ndryshojnë mendimin për shqipëtaret dhe kështu do të vendosin që Kosovën tia dorëzojnë në menaxhim Serbisë apo do tia kthejn asaj. Kur kjo të arrihet, Serbia do ti ketë duart e lira dhe do ta perseris dëbimin masiv të shqipëtarve për në Turqi, por këte radhë jo me forcë por duke krijuar mundësi punësimi në shtetin turk, duke ju premtuar kushte ekstra të mira dhe shtëpi luksoze, transport komod dhe modern etj. Për këte Serbia ka marrë dritë të gjelbërt nga shteti Turk”
Perfundon perkthimi
Për ndonjë gabim teknik dhe shmangje të vogël nga perkthimi ju kërkoj ndjesë.
Lexojeni dhe vlersojeni pa ngarkesë dhe emocione.
Autor i kësaj shkrese nuk jamë unë edhe pse besoj 100% se ky skenar serb është duke u realizuar dhe ndoshta edhe ma shpejt se sa Serbia ka menduar.
COMMENTS