Torina e Poturovci i mbeten besnik  Ahmetit dhe LDK-së

Torina e Poturovci i mbeten besnik Ahmetit dhe LDK-së

Alarmante: 7 raste të reja me Koronavirus në Lipjan

Kryetari Imri Ahmeti sot ka vazhduar agjendën e fushatës elektorale edhe në fshatin Poturovc, ku ka shpalosur programin e tij qeverisës para bashkëvendëseve të tij dhe banorëve të Poturovcit.

Në këtë takim masovik banorët e këtyre dy lokaliteteve fuqishëm konfirmuan mbështetjen e tyre për kryetarin Imri Ahmeti në rrugëtimin e tij për mandatin e dytë qeverisës me Lipjanin.

Ahmeti i ka falënderuar bashkëvendësit e tij për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite dhe i ka siguruar ata dhe banorët e Poturovcit se edhe në mandatin e tij të dytë investimet nuk do të mungojnë as në këto dy lokalitete.

Ndërsa i ka siguruar banorët e këtyre dy lokaliteteve se përgjatë mandatit tij të dytë do të asfaltohen të gjitha rrugicat e pa asfaltuara ende në këto dy lokalitete si dhe do të bëhet ndërtimi i trotuarit me ndriçim publik. Gjithashtu do të investohet në renovimin e shkollës së vjetër në Poturovc.
Kryetari Ahmeti i ka ftuar bashkëvendësit e tij dhe banorët e Poturovcit që me 22 Tetor, të bashkohen rreth numrit 47, sepse vetëm kështu ata do të ndalojnë kthimin në qeverisje të atyre që deri para katër vitesh keq menaxhuan dhe keq qeverisën me këtë vend, e të cilët sot janë ndarë dhe po fshehën pas partive të ndryshme politike në Lipjan.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)