Hapat e parë për ndërtimin e xhamisë në Torinë të Lipjanit kanë nisur sot, njofton Ulpianapress.
Lajmi i shumë pritur për besimtarët myslimanë, ka filluar të realizohet sot, pasi është nda parcela prej 40 ari, kontributë i banorëve të këtij lokaliteti.
Gjatë ditës së sotme, kryetari i KBI-së së Lipjanit, Zaim Baftiu, ka vizituar vendin ku është caktuar për ndërtimin e Xhamisë, objektit për të pame dhe objektet tjera përcjellëse.
Ai është prituar nga i pari i Komunës, Imri Ahmeti dhe banorë të fshatit, të cilët e shërbyen edhe me ëmblsira.
Baftiu para tyre u zotua së do të se do të angazhohet për gjetjen e donacionit për ndërtimin e Xhamisë.
Njoftimi i plotë :
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim Baftiu me bashkëpunëtorë, vizitoi fshatin Torinë, në vendin e caktuar për ndërtimin e Xhamisë, objektit për të pame dhe objektet tjera përcjellëse.
Përfaqësuesit nga KBI i priti kryetari i komunës z. Imri Ahmeti, kryetari i fshatit Abedin Ilazi dhe banorë të fshatit Torinë.
Kryetari Baftiu i uroi banorët e fshatit duke i cilësuar si gjeneratë të nderuar iniciatorët për ndërtimin e Xhamisë, dhe premtoi
Parcela rreth 40 ari është kontribut i banorëve të fshatit, ku 12 ari janë dhuruar nga Heset Tafa, kurse pjesa tjetër është ble nga banorët të cilët kanë kontribuar financiarisht.
COMMENTS