Tovërlani: I’u kam thënë kolegëve që Arbëria do i’a përzhitë çorbën shumë ekipeve

Tovërlani: I’u kam thënë kolegëve që Arbëria do i’a përzhitë çorbën shumë ekipeve

Sot 33 vjeç – Fillimi i rënies së Ronaldos?!

Ish-trajneri i Feronikelit, Afrim Toverlani ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Dueli Sportiv”.

Ai në minutat e fundit të emisionit pati disa fjalë edhe për formën e KF Arbërisë.

“Me thënë të drejtën, rezultatet e fillimit për Arbërinë ishin më të mira, skuadra ishte më entuziaste dhe më kërkuese në fillim ndërsa tani kjo humbje ndaj Trepçës ’89 do t’i shkund paksa”

“Arbëria na befasoi të gjithëve në fillim të sezonit, në fakt unë kam luajtur një ndeshje miqësore me ta dhe u kam thënë kolegëve se kanë me ja përrzhit çorbën shumë kujt kta(për Arbërinë) dhe ashtu edhe doli në fillim të sezonit”

“Një skuadër që pati shumë energji dhe entuziazëm, mirëpo nuk e di se si është brenda situata”- përfundoi Toverlani./GazetaOlle/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)