Tragjik fati i 25-vjeçares korçare që fitoi Lotarinë Amerikane

Tragjik fati i 25-vjeçares korçare që fitoi Lotarinë Amerikane

Qytet shqiptar… por duket sikur po hyn në Bagdad!

Një vajzë shqiptare, vetëm 25 vjeçe, humbi jetën në një aksident tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit në Amerikë, në në Livonia, Westland

Klivja Çaçi, me origjinë nga qyteti i Korçës, jetontee vetme në Amerikë pasi dy vite më parë kishte dalë fituese e Lotarisë Amerikane.

Ajo po udhëtonte me makinën e saj tip ‘Chevrolet’ por një tentativë e saj për të kaluar në anën tjetër të rrugës i ka kushtuar jetën, pasi ajo humbi kontrollin e automjetit.

Trupi i të ndjerës ndodhet ende në SHBA, pasi nevojitet një shumë e konsiderueshme parash për dërgimin në Shqipëri. Në internet ka nisur një fushatë për mbledhjen e shumës së parave të nevojshme.

Familjarët e së resë kanë bërë një apel për ndihmë, për të sjellë trupin e vajzës së tyre në atdhe.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)