Trajneri i Bristol Cityt e pret alla shqiptarshe sfidën me Mourinhon

Behrami dhe Shaqiri duan t’i ndihmojnë Kosovës

Pavarësisht rezultatit Johnsonshpreson të respektojë siç duhet Mourinhon. Tekniku kia porositur një verë me vlerë 450 funtevetëm për portugezin. Menaxheri i Bristol Cityt, Lee Johnson e pret Untiedin në Ashton Gate të mërkurën mbrëma

“Kam shpenzuar 450 funte për një shishe verë”.

“E kam porositur dhe ka ardhur special nga Portugalia. Ne kemi bërë analizën dhe kemi kuptuar se Mourinho pëlqen këtë verë e cila duhet të servohet nga një ekspert”.

“Kështu, shpresoj që ai të vijë dhe të ketë një bisedë të shkurtër për mua dhe do të provoj që ta dekoncentroj për pesë ose 10 minuta”, deklaroi Johnson.

Bristol City është në formë të lartë, pasi ekipi është në pozitën e tretë të Championshipit anglez.

Për të arritur në këtë fazë të Kupës, Bristoli ka mposhtur Watfordin, Stoken, Crystal Palacen dhe Plymouthin.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)