Dardana ka mposhtur Ulpianën me rezultatin 1-0 në Hogosht, percjell Ulpianapress.
Golin e vetëm dhe të tre pikëve në këtë duel e ka shënuar sulmuesi i Dardanës Ilir Zubaku.
Në deklaratën e dhënë gazetës Ulpianapress pas ndeshjes me Dardanën, trajneri Rrahmani u shpreh se kundërshtari fitoi prej episodeve, dhe skuadra e tij mund të merrte diçka më shumë në këtë takim, pasi e dominuan në tëresi ndeshjen.
“Humbëm ndeshjen dhe mendoj se sot e merituam një barazim. Vështirësi kishim qysh në fillim të takimit pasi që para nesh kishim vetëm 10 minuta kohë për nxehmje, sepse kishim mbërritur me vonesë në Hogosht. Mendoj që kemi bërë një gabim dhe u ndëshkuam, por kampionati nuk ka mbaruar. Presioni ishte i madh tek ne, sidoqoftë i urojë futbollistët për paraqitjet e tyre. Na mungoi koncentrimi, pasi kishim raste edhe për ta barazuar rezultatin, dominuam thuajse të gjithë takimin, mirëpo na dënoi ligji i futbollit, kur nuk shënon pëson”, tha Astrit Rrahmani pas ndeshjes./Ulpianapress
COMMENTS