Trajneri pas pjesës së parë u tha lojtarëve të Sevillas se kishte kancer

Trajneri pas pjesës së parë u tha lojtarëve të Sevillas se kishte kancer

Mërgimtari po e ndihmon shumë Ulpianën, klubi e falenderon publikisht

Eduardo Berizzo është diagnostikuar me kancer dhe lajmin e hidhur ua ka thënë lojtarëve të Sevillas pas përfundimit të pjesës së parë, në të cilin po humbnin 3 me 0, por në fund barazuan 3 me 3.

Liverpooli pritej të siguronte fitoren e lehtë në Sevilla, por në pjesën e dytë spanjollët u ngritën për rikthimin e madh në këtë takim.

Të gjithë lojtarët vrapuan për të festuar golin e barazimit me Berizzon dhe mediat spanjolle kanë raportuar se kryetrajneri gjatë pushimit u kishte treguar se kishte kancer në prostatë.

Berizzo, 48-vjeçar, pas fitores nuk ka bërë të ditur gjendjen e tij shëndetësore, por Sevilla konfirmoi diagnostikimin të mërkurën në mëngjes.

© KOHA

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)