TREGIMI IM PËR ISLANDËN

TREGIMI IM PËR ISLANDËN

PAJAZITI I ZHGËNJYER VETËM PËR NJË FAKT

Për ne ishte edhe një humbje krejt e zakonshme (sepse ishte e 9-ta në 10 ndeshje), por, për vëndasit ishte fitorja më e rëndësishme e historisë, sepse vendit skandinav i dha diçka të paimagjinueshme deri së voni, kualifikimin në Kampionatin Botëror.
Tregimi im për Islandën
Nje gol i anuluar për pozicion jashtë loje (të pa qenë) dhe mungesa e një kartoni të kuq për një goditje me bërryl ndaj Milot Rashices ishin dy vendime që shkaktuan shumë nervozë te unë dhe gjithë ekipi ynë në natën e ftoftë të 20 tetorit të vitit 2017-të, në Rejkjavijk.

Më pas Islanda “shpiku” 2 gola për të na mposhtur. Për ne ishte edhe një humbje krejt e zakonshme (sepse ishte e 9-ta në 10 ndeshje), por, për vëndasit ishte fitorja më e rëndësishme e historisë, sepse vendit skandinav i dha diçka të paimagjinueshme deri së voni, kualifikimin në Kampionatin Botëror.

Festa në Rejkjavijk atë natë ishte e pabesueshme. Ata që duken shumë te fohtë e të egër në pamje të parë, ishin të cmendur dhe shumë të dashur kur festonin.

Nata u duk si pambarim. Edhe pse kishim humbur, ne sikur pamë një shembull motivues në ta, një shembull sesi një shtetë me 330 mijë banore përfundon në vendin e parë në grup, madje kundër Turqisë 80 e Ukrainës 40 milionëshe si dhe superfuqisë së futbollit botërorë, Kroacisë.

Rreth katër muaj me vonë, në shkurt të këtij viti, kur kisha harruar që Islanda ekziston të paktën në aspektin futbollistik, në një prej work-shopeve të UEFA-s, njëra prej temave ishte “Futbolli Islandez, strategjia e zhvillmit. Vend i vogël me zemër të madhe”. Pavarësisht se kishim shkuar krejt për dicka tjetër, kjo pikë e rendit të ditës mori primatin në mendjen time dhe mezi e prisja.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)