Tregon se si ndodhi e gjitha: Rrëfehet njeriu që i bllokoi presidentit amerikan llogarinë në Twitter (Video)

Tregon se si ndodhi e gjitha: Rrëfehet njeriu që i bllokoi presidentit amerikan llogarinë në Twitter (Video)

ZYRTARE: Ish-lojtari i Ulpianës Labinot Ibrahimi transferohet te FC Prishtina

Ai u përshëndet si një hero nga disa pas mbylljes së llogarisë në Twitter të Donald Trumpit në ditën e tij të fundit në punë për gjigantin e medias sociale.

Por tani, përcjell Telegrafi, pas bllokimit të llogarisë së presidentit amerikan për rreth 11 minuta, ai ka thënë se veprimi ishte një gabim i paqëllimtë.

Është thënë se bëhet fjalë për të riun gjerman 20-vjeçar, Bahtiyar Duysak, i cili ka punuar në selinë e Twitter në San Francisko, SHBA.

Ai ka punuar në mbështetjen e konsumatorëve me divizionin “Trust&Safety”, ekipi që shqyrton alarme për sjellje të këqija në platformë.

Duysak ka thënë se ishte gjatë ditës së tij të fundit duke punuar për Twitter kur një paralajmërim erdhi në lidhje me llogarinë e Trump.

Si veprim të fundit, ai filloi procesin e bllokimit të llogarisë, mbylli kompjuterin dhe u largua nga ndërtesa.

Ai nuk priste që procesi të përfundonte, tha ai, por ndodhi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)