Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri sot kanë nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit për bashkëfinancimin e projektit “Tregu i gjelbër”.
Me këtë rast, Kryetari Ahmeti dhe Ministri Demiri realizimin e këtij projekti të përbashkët e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm për qytetarët lipjanas.
Kryetari, Imri Ahmeti ka falënderuar Ministrin e MZHR-së, Rasim Demiri për mbështetjen e ofruar dhe bashkëpunimin në realizimin e projektit për ndërtimin e tregut të gjelbër, projekt ky që do të implementohet gjatë këtij viti.
Ulpianapress.com
COMMENTS