Tri familje rrezikohen nga shembja e objektit në Magure

Tri familje rrezikohen nga shembja e objektit në Magure

LDK nis përgatitjet për zgjedhje

Rasti i Prizrenit mund të ndodhë në Magure, pasi që një objekt i vjetër i cili nuk mbahet mend se kur është ndërtuar, në të cilën jetojnë tri familje 18 antarëshe, mund të shembet dhe t’i zë banorët. Nësë bazohemi në foto të cilat janë shkrepur mbrenda ambientit, kjo ndërtesë nuk është për banim, por familjet e vendosura aty, duke mos pasur nga të shkojnë, kanë mbetur të jetojnë me gjithë frikën e përhershme se mund të pësojnë tragjikisht, njofton Ulpianapress

PDK në Lipjan nepërmjet një shënimi ka kërkuar nga kryetari Ahmeti që të dalë në terren (në Magure), për ta parë gjendjen ekonomike të atyre familjeve sociale dhe ta konstatojë gjendjen teknike të këtij objekti banesor.

‘’Sugjerojmë kryetarin Ahmeti, që të dalë në terren (në Magure), për ta parë gjendjen ekonomike të atyre familjeve sociale dhe ta konstatojë gjendjen teknike të këtij objekti banesor, të shiqoj a do të mund të jetojë vetë ai aty dhe të shiqoj cili do të ishte prioriteti i tij tani’’.

Tutje PDK e Lipjani ka thënë se Komuna duhet t’i sigurojë një strehim më të mirë atyre familjeve skamnore.

‘’Komuna duhet t’i sigurojë një strehim më të mirë atyre familjeve skamnore. Këto familje po përballen edhe me kushte të rënda teknike, derisa objektet banesore që menaxhohen nga institucionet publike janë stërvjetruar’’.

Shënimi i plotë i PDK-së së Lipjanit:

‘’Disa familje në Magurë po vazhdojnë të rrezikohen nga shembja e çatisë së objektit.
Sygjerojm kryetarin Ahmeti që të dalë në terren (në Magure), për ta parë gjendjen ekonomike të atyre familjeve sociale dhe ta konstatoi gjendjen teknike të këtij objekti banesore, të shiqoj a do të mund të jetoj vete ai aty dhe të shiqoj cili do të ishte prioriteti i ti tani.
Ato objekte po i rrezikojnë familjet dhe fëmijët e tyre, prandaj gjendja është shumë alarmante dhe duhet intervenuar me urgjencë.
Komuna duhet t’i siguroi një strehim më të mirë atyre familjeve skamnore. Këto familje po përballen edhe me kushte të rënda teknike derisa objektet banesore që menaxhohen nga institucionet publike janë stërvjetruar.
Këto familje kanë kontaktu me kryetarin e PDK-së, dega në Lipjan, Hyzer Rizani, nga i cili kanë kërkuar të bëjë trysni në institucionet lokale duhet ta bëjnë një zgjidhje të shpejtë për këto familje’’.Image may contain: indoorImage may contain: sky and outdoorNo photo description available.No photo description available.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)