TRI REKOMANDIMET E RAPORTIT TË PROGRESIT PËR LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT – PARALAJMËROHEN PARTITË POLITIKE

TRI REKOMANDIMET E RAPORTIT TË PROGRESIT PËR LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT – PARALAJMËROHEN PARTITË POLITIKE

Drejtori që ua ndal pagat mësimdhënësve dhe paguan arsimtar pa qenë në mësim (Dokument)

Raporti kërkon që “të ndryshohet kuadri ligjor që rregullon partinë politike dhe financimin e fushatës në bazë të një mendimi të Komisionit të Venecias për të siguruar zbatim efektiv, përgjegjshmëri dhe transparencë”.
Tri rekomandimet e Raportit të Progresit për luftën kundër korrupsionit – paralajmërohen partitë politike
Raporti i Progresit për Kosovës, për vitin 2018, i paraqet tri rekomandime institucioneve kosovare për luftën kundër korrupsionit; fenomen i cili, sipas dokumentit të përpiluar nga Komisioni Evropian, vazhdon të mbetet një çështje shqetësuese.

Në Raportin e Progresit thuhet se Kosova është në një fazë të hershme dhe është në nivel përgatitës në luftën kundër korrupsionit.

Në periudhën raportuese, është bërë përparim në proceset e hetimeve dhe ndjekjeve penale të rasteve të nivelit të lartë të korrupsionit, duke përfshirë edhe dënime përfundimtare.

Progres u bë edhe për konfiskimin paraprak të pasurisë, edhe pse konfiskimet finale mbeten në nivel të ulët.

“Korrupsioni është i përhapur dhe mbetet një çështje shqetësuese. Nevojiten përpjekje të përbashkëta për të trajtuar këtë problem në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe strategjike. Pasi që rekomandimet në raportin e vitit 2016 janë adresuar vetëm pjesërisht, ato mbeten të vlefshme. Në vitin e ardhshëm, Kosova duhet në veçanti t’i ndërrmarrë këto hapa:

– rritjen e numrit të prokurorëve në Prokurorinë Speciale për hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe ofrimin e trajnimeve për të forcuar kapacitetet e tyre për të kryer hetime financiare, konfiskimin e pasurisë dhe mbrojtjen efektive të dëshmitarëve; të ndryshojë kuadrin ligjor, duke e sjellë atë në përputhje me standardet evropiane;

– të sigurohen se raportet financiare dhe raportet e publikimit të fushatave nga partitë politike të botohen dhe auditohen vazhdimisht dhe të zbatohen sanksione për shkelje të ligjeve përkatëse”, thotë raporti.

Po ashtu, raporti kërkon që “të ndryshohet kuadri ligjor që rregullon partinë politike dhe financimin e fushatës në bazë të një mendimi të Komisionit të Venecias për të siguruar zbatim efektiv, përgjegjshmëri dhe transparencë”. /Insajderi.com

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)