Trump: Kontaktet me rusët, të ligjshme

Trump: Kontaktet me rusët, të ligjshme

Tasholli: Shkolla fillore “Ernest Koliqi”, pjesë e lojrave të Imri Ahmetit

Presidenti amerikan Donald Trump ju përgjigj akuzave kundër ish-këshilltarit për sigurinë kombëtare duke thënë se veprimet e Michael Flynn si pjesë e ekipit të tij të tranzicionit ishin të ligjshme.
Flynn bëri një marrëveshje me prokurorin special robert Mueller dhe ra dakord që të bashkëpunojë me hetimin e tij për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikan. Por përmes një mesazhi në Twiter, si zakonsisht, Trump tha se e shkarkoi Flynn-in sepse ai genjeu zëvendëspresidentin dhe FBI dhe se nuk kishte asgjë për të fshehur përsa u takon verimeve të ekipit tranzicional të presidentit.

Flynn pranoi fajin në gjykatë se gënjeu FBInë për takimet e zhvilluara me ambasadorin rus Sergei Kisliak në dhjetor 2016.

Mediat amerikane raportojnë se në këmbin të një ndëshkimi më të ulët, Flynn mund të jetë duke inkrimunuar anëtarë të lartë të administratës në kuadër të bashkëpunimit me prokurorin special. Disa mediat amerikane raportojnë se një prej tyre mund të jetë vetë dhëndri i trump Jared Kushner.

Gjithnjë e më shumë ekspertë mendojnë se trump dhe ekipi i tij janë në telashe, pasi hetimi për rusinë dhe një bashkëpunim i mundshëm mes ekipit trup dhe kremlinit, nuk duket më një lajm i rremë sic presidenti amerikan ende pretendon./tch

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)