Ndërsa gjyqi për ish ndihmësin e fushatës së Trump, Paul Manafort u fut në ditën e dytë, presidenti amerikan bëri thirrje që t’i jepet fundi hetimit të ndërhyrjes ruse në zgjedhje.
“Kjo është një situatë e tmerrshme dhe Prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions duhet të ndalë këtë luftë tani, për të mos njollosur më tej vendin tonë. Bob Mueller është tërësisht në konflikt dhe 17 demokratë të zemëruar, që po bëjnë punën e tij, janë një turp për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi Trump në Tëitter.
Paul Manafort ka shkuar apra gjyqit për nëj sërë akuzash, përfshi ato të mashtrimit bankar dhe evazionit fiskal, por po hetohet thellësisht lidhja e tij me oligarkët rusë.
Kjo pasi ekzistojnë prova se ai ka marrë 60 milionë dollarë për të lobuar në favor të politikanëve pro rusë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Prokurori i cili po heton ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara, në 2016-ën, është Robert Mueller, i cili drejton hetimet prej 15 muajsh, ndërsa Manafort u bë i pari person që del para gjyqit për këtë çështje./tch
COMMENTS