Trumpit mund t’i merren kompetencat për urdhërimin e sulmeve bërthamore

Trumpit mund t’i merren kompetencat për urdhërimin e sulmeve bërthamore

Nderohen dëshmorët e Komunës së Lipjanit

Kryetari i komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin amerikan Bob Corker njoftoi se javën e ardhshme do të mbajë një seancë dëgjimore mbi “autoritetin që gëzon presidenti për përdorimin e armëve bërthamore”.

Sipas Corker, seanca është pjesë e shqyrtimit të Senatit lidhur me “autoritetin dhe procesin për përdorimin e armëve bërthamore të SHBA”.

Debati rreth asaj se kush duhet të ketë fuqinë për të autorizuar përdorimin e armëve bërthamore u rindez në Kongres pasi Presidenti Donald Trump paralajmëroi në gusht se Koreja e Veriut mund të përballej me “zjarr dhe furi sikurse bota nuk kishte parë ndonjëherë”, nëse do të vazhdonte përparimin me programin e saj bërthamor.

Senatori Corker, i cili ka njoftuar se nuk do të kandidojë për rizgjedhje në vitin 2018, është përplasur publikisht me presidentin Trump disa herë gjatë muajit të kaluar. /VoA

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)