Trupin “perfekt” mund ta arrini nëse e ndaloni këtë lloj të dietës

Trupin “perfekt” mund ta arrini nëse e ndaloni këtë lloj të dietës

Gjithçka që duhet të dini përpara se të kryeni një operacion plastik

Sa më e rreptë dieta, aq më shumë ka gjasa që të përfundojë në një katastrofë kalorifike.

Pas dy javëve të një diete të rreptë, pa asnjë yndyrë, asnjë sheqer, ju jeni të gatshëm të përfundoni në një pjatë të madhe me makarona të përziera me djathë.

Ky lloj mentaliteti “uri pastaj festë” është ndërtuar në psikiken tonë si një model natyror.

Por, kjo natyrisht nuk është një mënyrë e shëndetshme për trupin tonë, transmeton Indeksonline.

Dhe për këtë si dëshmi është blogeria e palestrës, Katie Dunlop.


Sot ajo ka një trup të “përkryer” por dikur nuk ishte ashtu.

Ajo ka thënë për revistën “Shëndeti” se ajo dikur kishte një dietë kronike yo-yo.

“Unë bëja dy javë dietë, dhe pastaj nuk isha në gjendje ta ruaja këtë, dhe filloja të haja të gjitha gjërat”, ka thënë ajo.

Përfundimisht ajo hoqi dorë nga kjo dhe filloi të bënte një dietë tjetër.

“Përfundimisht hoqa dorë nga një qasje e tillë. Zgjedha tre rregulla të thjeshta- stërvitje, dietë të ekuilibruar dhe ta dua trupin tim”, ka thënë ajo./Indeksonline/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)