Turnir tradicional për nderë të Dëshmorit ‘’Xhavit Kozhani – Burgija’’

Turnir tradicional për nderë të Dëshmorit ‘’Xhavit Kozhani – Burgija’’

Ky është asambleisti i LDK’së në Lipjan, që ka deklaruar miliona euro pasuri |DOKUMENT

Për nderë të Dëshmorit të Kombit ‘’Xhavit Kozhani-Burgija, organizohet Turnir tradicional në futboll të vogël, shkruan Ulpianapress.

Paraqitja e ekipeve do të bëhet deri më datën 12.05.2018, kurse hedhja e shorteve do të bëhet me 12.05.2018 në ora 10:00 dhe në hedhjen e shortit kërkohet pjesëmarrja e përfaqësueve të ekipeve.Turniri fillon më 12 maj në ora 11:00 dhe finalja mbahet me datë 26 maj.

Turniri mbahet në fshatin Ribar i Madh duke filluar nga data 12 maj. Paraqitja e ekipit kushton 20 euro për ekip, ndërsa në fund të turnirit do të ndahen edhe çmimet për dy vendet e para.

Vendi i parë do të shpërblehet me 1000 euro të mjeteve të grumbulluara nga paraqitja e ekipeve, kupë dhe medalje, i dyti me 300 euro të mjeteve të grumbulluara nga paraqitja e ekipeve dhe medalje.

Të gjitha ekipet e interesuara mund të paraqiten në këta numra telefoni 045 513 737 dhe 044 543 625.

Pjesëmarrja në këtë turnir nderon jetën dhe veprën e dëshmorëve dhe dëshmon përkushtimin e secilit prej nesh ndaj gjakut të derdhur për liri dhe ndërtimin e ardhmërisë së vendit tonë./Ulpianapress.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)