TUSK E QUAN SPEKTAKOLARE VOTIMIN E DEMARKACIONIT, POR NUK JEP AFAT PËR HEQJEN E VIZAVE

TUSK E QUAN SPEKTAKOLARE VOTIMIN E DEMARKACIONIT, POR NUK JEP AFAT PËR HEQJEN E VIZAVE

Stefanoviq: Vuçiq e ka larguar Serbinë nga veriu i Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë të përbashkët me presidentin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk, pas takimit që kanë pasur sot në Prishtinë.

“Sigurisht është një kënaqësi e veçantë që të kemi sot këtu me ne një mik të madh tonin dhe një mbështetës të madh të zgjerimit të BE-së edhe me vendet e Ballkanit Evropian”, ka thënë Thaçi pas takimit.

“Me z.Tusk biseduam hapur edhe për mundësinë e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. BE dhe Ballkani duke përfshirë edhe Kosovën nuk kanë qenë kurrë më afër njëri-tjetrit se sot, mirëpo mendoj se të dyja palët edhe BE edhe Ballkani e kanë kuptuar që sa më shpejt duhet ta bëjmë në praktikë anëtarësimin”, ka thënë Thaçi.

Nga ana e tij presidenti Donald Tusk ka përgëzuar palën kosovare për ratifikimin e paradokohshëm të marrëveshjes për shenjimin e kufirit me Malin e Zi.

“Kjo i ka bërë Kosovës të mundur që të afrohet një hap më shumë regjimit pa viza në Bashkimin Evropian. Kjo është një dëshmi e bashkëpunimit ndërpartiak për çështje të interesit të përgjithshëm të Kosovës”, ka thënë Tusk, duke shtuar se Kosovën e presin detyra të reja.

“Tani e di se ju nuk do të hiqni dorë, por do të vazhdoni me procesin e reformave, duke i respektuar zotimet ndërkombëtare dhe do të bëni çdo gjë të mirë në interes të vendit tuaj”, ka thënë Tusk, duke shtuar se luftimi i krimit dhe korrupsionit për të qenë efektiv kërkon gjithashtu një konsensus politik.

“Me konsensusin tuaj z.president besoj se kemi mundësinë që të vazhdojmë me këtë politikë spektakolare dhe shumë pozitive dhe angazhim të përhershëm për të ndërtuar konsensusin në Kosovë, por edhe në rajon”, ka thënë Tusk, i cili nuk ka kursyer lëvdatat për lidershipin kosovar.

“Më besoni se të gjithë kolegët e mi në Bruksel dhe në kryeqendrat evropiane çmojnë lart të arriturat tuaja. Kjo mund të shërbej edhe si një model për fqinjët tuaj”, ka thënë Tusk.

Presidenti Tusk ka bërë të ditur se në takim është diskutuar gjerësisht edhe çështja e dialogut me Beogradin.

Sipas tij, pa normalizim gjithëpërfshirës me Serbinë dhe pa zbatimin e plotë të marrëveshjeve nuk mund të bëhet një ndyshim dhe përmirësim i marrëdhënieve me BE-në.

“E di që kjo është e vështirë, por jam i kujdesshëm dhe optimist“, ka thënë Tusk.

„Pas takimit që kisha me Vuçiqin dhe sot në takim me presidentin tuaj, unë jam shumë më optimist dhe shumë më pak i kujdesshëm. E falënderoj presidentin Thaçi ashtu siq e kam falënderuar z Vuçiq dje për kapitalin personal që kanë investuar në dialog. Unë e di që kjo është një çështje e ngarkuar emocionalisht për të dyja palët, por nuk ka alternativë tjetër për normalizim për të dyja palët. Në fakt bëhet fjalë për një vendim strategjik për të cilin jam qind për qind i bindur që do të shpaguhet në afat të gjatë. I nderuar president, i dashur Hashim para disa ditësh keni mbushur 50 vjet moshë dhe para disa ditëve unë mbusha 61 vjet, duket se unë jam më pak entuziast sesa ju. Unë ndihem si një farë eksperti, por jeta e vërtetë fillon pas të 50-ave“, ka thënë Tusk.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)