Batutat e shëmtuara në rrjetet sociale mbi përdhunimin, pedofilinë, holokaustin, 11 Shtatorin dhe sëmundjen AIDS, i kanë kushtuar vendin e punës regjisorit James Gunn.
Mesazhet janë publikuar në Twitter 10 vite më parë, por shumë ndjekës të tij i kanë ripostuar në rrjet me screenshot, duke bërë që presidenti i studiove Disney Alan Horn ta largojë Guun nga drejtimi i filmit “Rojet e Galaktikës”. Pas suksesit në serinë e 2014 dhe në atë të 2017, Guun do të merrej me skenografinë e “Rojet e Galaktikës 3”.
Por disa prej frazave janë cilësuar të papranueshme, si p.sh.: “Ilaçi më i mirë është të qeshësh, ja pse unë qesh me njerëzit me AIDS”, ose “gjëja më e mirë e të qenit e përdhunuar është se kur ka mbaruar mendon sa bukur do të ishte mos të jesh e përdhunuar”.
Ndjesa dhe justifikimi i regjisorit nuk kanë shërbyer asgjë, edhe pse ai i tha se qëllimi i tij ishte të provokonte, por jo të fyente askënd.
Tv Klan
COMMENTS