U dhuruan topa dhe fanella për Ulpianën dhe Minatorin

U dhuruan topa dhe fanella për Ulpianën dhe Minatorin

Kosova në fazën e grupeve me tre shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë tonë

Me mbështetjen dhe ndihmat për skuadrat e Ligës së Dytë për Rajonin e Prishtinës, Rilindjes, Minatorit, Kosovës së Prishtinës, Rinisë e Ulpianës, është përmbyllur projekti për ndihmë skuadrave të Ligës së Dytë në mbarë Kosovën. Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili po shoqërohej nga Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm dhe Ismajl Ajeti kryetar i LRF të Prishtinës,  duke i përshëndetur përfaqësuesit e klubeve dhe para se të bëjë shpërndarjen e topave dhe fanellave, mes tjerash theksoi:

”Me qëllim e kemi lënë Rajonin e Prishtinës për fund, për faktin që jemi këtu dhe me këtë po e përmbyllim një projekt për mbështetjen e klubeve të Ligës së Dytë. Konsiderojmë se ju përfaqësoni futbollin më popullor siç e them unë shpesh. Ju keni pasur një stinor të mirë dhe kjo flet për organizim të mirë për sjellje korrekte të futbollistëve. Pas suksesit të Kombëtares A, imazhi i futbollit të Kosovës është ngritur dhe kjo kërkon angazhim edhe më të madh. Ne po punojmë që të ngritet edhe cilësia e Ligës dhe kemi kërkuar nga UEFA që sa më shumë klube të përfshihen në garat ndërkombëtare dhe për këtë kërkohet edhe nga ju ta ngrisni cilësinë, sepse ju jeni baza dhe kopshti për skuadrat e Ligë së Parë dhe Superligës. Sa më shumë klube që do të përfshihen në garat ndërkombëtare do të ndikojë që klubet të përfitojnë edhe ekonomikisht e kjo bën që të përforcohen edhe me futbollistë cilësor. Ne po mëtojmë  ta bëjmë Superligën me 10 ekipe dhe kur kemi pjesëmarrje të më shumë klubeve, tri apo katra do të thotë se 40 për qind të Ligës në garat ndërkombëtare paraqet një indeks dhe faktor shumë domethënës. Ne do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen në përmirësimin e infrastrukturës dhe mbështetjen për shkollat e futbollit dhe po ashtu do të punojmë në ngritjen profesionale të trajnerëve që secili klub të ketë trajnerët me licencë. Ne tash mund t’i pajisim me Licencë bazike dhe C, por shpejt do të mund ta nisim edhe Licencën B të UEFA- s e kështu ngadalë do të kemi edhe Qendrën tonë të edukimit. Prandaj krejt në fund duke ju uruar një vit të mbarë në familjet tuaja dhe në klubet tuaja, kërkoj që të vazhdoni  me angazhim edhe më të madh në vitin që vjen”.

Në emër të klubeve kryetari i LRF të Prishtinës Ismajl Ajeti, ka falënderuar presidentin Ademi dhe FFK-në duke kërkuar më shumë ndihmë për shkollat e futbollit në të ardhmen.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)