U mbajt mbledhja e shtatë e Kuvendit të Komunës së Lipjanit

U mbajt mbledhja e shtatë e Kuvendit të Komunës së Lipjanit

Doktori lipjanas shërohet nga COVID-19

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, nën udhëheqjen e kryesuesit Daut Azemi gjatë ditës së sotme ka zhvilluar punimet e seancës së shtatë me radhë, në të cilën janë shqyrtuar dhe aprovuar të gjitha pikat e rendit të ditës.
Në këtë mbledhje të Kuvendit të Komunës, drejtori për Buxhet dhe Financa, Latif Ramadani ka elaboruar raportin tremujor të shpenzimeve (janar – mars 2018) të buxhetit në mënyrë të detajizuar, duke bërë një raportim analitik nga të gjitha kategoritë. Drejtori Ramadan ka shtuar se realizimi i shpenzimit është i mirë, po ashtu edhe realizimi i të hyrave është në nivelin e kënaqshëm.

Me të gjitha votat për, pas diskutimeve dhe disa propozimeve shtesë nga ana e këshilltarëve komunal, Kuvendit ka aprovuar këto pika të rendit të ditës: Propozim Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për hartimin e projektit të Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal të Komunës së Lipjanit për periudhën 2018 – 2013, 1Nr011-21737 të datës 10.04.2018; Propozim vendimin për dhënien e përlqimit për ndarjen e mjeteve financiare Bashkësisë Islame në Lipjan 1Nr.400-21581 të datës 10.04.2014; Propozim rregulloren për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijët; Propozim vendimin për fillimin e aktiviteteve për organizimin dhe mbajtjen e festivalit për fëmijë, me titull “Lipjani Këndon; Propozim Vendim për rregullimin e komunikacionit rrugorë në disa rrugë të qytetit të Lipjanit; propozim Vendim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave të paluajtshme (Lokaleve) të Komunës;

Ndërsa me shumicë votash gjatë kësaj seance janë aprovuar edhe tre pika të tjera të rendit të ditës: Propozim vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm për shpronësim të paluajtshmërisë për hapjen – ndërtimin e rrugëve “Bejtush Gërbeshi” dhe “Qamil Olluri” në Lipjan; Propozim vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Xhamisë në fshatin Llugaxhi si dhe propozim vendimi për ndërrimin e destinimit të Tokës.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin edhe nënkryetarët e Komunës së Lipjanit, drejtor të Drejtorateve komunale, përfaqësues të shoqërisë civile, media etj.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)