U mbajt seanca e radhës e Kuvendit Komunal në Lipjan

U mbajt seanca e radhës e Kuvendit Komunal në Lipjan

Rusia ekzekuton me robot 11 xhihadistë (Foto)

Kuvendi Komunal i Lipjanit sot nën udhëheqjen e Kryesuesit Daut Azemi ka zhvilluar punimet e mbledhjes së 45-të. Mbledhje në të cilën u aprovuan pikat e rendit të ditës të cilat ishin propozuar për shqyrtim gjatë kësaj seance.

Fillimisht Kryetari Imri Ahmeti ka dhënë sqarime në të gjitha pyetjet dhe temat e ngritura nga anëtarët e Kuvendit Komunal,

Gjatë kësaj mbledhje po ashtu janë miratuar këto propozim vendime: Propozim vendim mbi aprovimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2022-2024, propozim vendim mbi ridestinimin dhe transferin e mjeteve të buxhetit për vitin 2021, propozim rregullore mbi transparencë më Komunën e Lipjanit, propozim vendim për caktimin e lokacionit për ndërtimin e shtëpisë të komunitetit në vendbanimin Gadime e Ulët, propozim rregullore për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës, propozim vendim për taksat komunale, propozim vendim për anulimin e vendimit 15NR.3030026 për shpalljen e interesit publik për shpronësim të palutshmërive në funksion të ndërtimit të segmenteve rrugore “Afrim Zhitia”, “Mbreti Zog” dhe “Kongresi i Bilanjës”, në Lipjan.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)