“U SHKELËN 13 NENE” – AVOKATI I POPULLIT PUBLIKON RAPORTIN ME TË GJETURAT RRETH ARRESTIMIT TË SHTETASVE TURQ

“U SHKELËN 13 NENE” – AVOKATI I POPULLIT PUBLIKON RAPORTIN ME TË GJETURAT RRETH ARRESTIMIT TË SHTETASVE TURQ

TURP: Dëmtohen drunjët dekorativë në Lipjan (Foto)

“U shkelën 13 nene” – Avokati i Popullit publikon raportin me të gjeturat rreth arrestimit të shtetasve turq
Avokati i Popullit ka publikuar raportin me të gjeturat e tyre të arrestimit dhe dëbimit të gjashtë shtetasve turq. Sipas raportit thuhet se gjatë arrestimit të tyre janë shkelur gjithsejt 13 nene të Republikës së Kosovës dhe konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

“Për këtë arsye, Avokati i Popullit konstaton se në rastin në fjalë janë shkelur: Neni 29 paragrafi 2, 3 dhe 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës [E drejta e lirisë dhe sigurisë], Neni 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], Neni 32 [E drejta për mjete juridike], Neni 14, paragrafi 1, Neni 15, Neni 16 paragrafi 1 dhe 2, Neni 17, paragrafi 2 dhe 6 Ligjit nr. 04/L-213 për Bashkëpunim Ndërkombëtarë Juridik në Çështje Penale, Neni 8 dhe 10 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, Neni 9, paragrafi 1 dhe 2, Neni 13 të Paktit Ndërkombëtarë për të Drejtat Civile dhe Politike, Neni 5, 6 dhe 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, Neni 1 paragrafi 1 të Protokollit nr. 7 të Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, Neni 3 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 të Konventës kundër Torturës dhe Trajtimeve a Dënimeve të Tjera Mizore Çnjerëzore ose Poshtëruese”, thuhet në Raportin e Avokatit të Popullit.përcjell Insajderi.

Në raport theksohet se “autoritetet e Republikës së Kosovës duke i dëbuar shtetasit turq, ata i ekspozuan në rrezik real për t’iu nënshtruar torturës, keqtrajtimit fizik dhe rrezikut real për shkelje serioze të të drejtave të njeriut të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

Ky raport i jep rekomandime qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë që akordojë kompensim të përshtatshëm jo-material si shprehje e vullnetit të mirë dhe njohje për shkeljet e të drejtave të njeriut

“Me rastin e vlerësimit të statusit të të huajve në vendin tonë, të zbatohen me kujdes të gjitha garancitë dhe procedurat e garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Konventat ndërkombëtare, qoftë për dhënien e lejes së qëndrimit, largimit apo ekstradimit.

Ministria e Punëve të Brendshme të njoftojë shprehimisht personelin e saj lidhur me kompetencat kushtetuese dhe ligjore të Avokatit të Popullit sa i përket qasjes pa paralajmërim, në çdo vend dhe çdo kohë në vendet ku mbahen apo mund të mbahen personat e privuar nga liria.

Ndërsa Qeverisë së Republikës së Kosovës i ka rekomanduar që të akordojë kompensim të përshtatshëm jo-material si shprehje e vullnetit të mirë dhe njohje për shkeljet e të drejtave të njeriut në frymën e nenit 41 të KEDNJ”, thuhet në raport.

Raporti i plotë i Avokatit të Popullit.

Prishtinë, më 18 prill 2018 – Qëllimi kryesor i këtij raporti është tërheqja e vëmendjes autoriteteve kompetente të Republikës së Kosovës për respektimin e të drejtave të personave të arrestuar dhe personave subjekt i largimit me forcë apo ekstradimit nga territori i Republikës së Kosovës, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës, si dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Pas grumbullimit të informatave dhe analizës së rastit, Avokati i Popullit konstatoi se në rastin në fjalë autoritet e Republikës së Kosovës duke i dëbuar shtetasit turq, ata i ekspozuan në rrezik real për t’iu nënshtruar torturës, keqtrajtimit fizik dhe rrezikut real për shkelje serioze të të drejtave të njeriut të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me instrumentet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të cilat janë pjesë e sistemit juridik të Republikës së Kosovës.

Avokati i Popullit është i mendimit se autoritetet e Republikës së Kosovës të cilat dëbuan të huajt në fjalë nuk kanë bërë një vlerësim se cilat janë garancitë kundër keqtrajtimit fizik dhe torturës në shtetin e tyre të origjinës dhe pa e marrë parasysh situatën e të drejtave të njeriut në atë vend.

Për këtë arsye, Avokati i Popullit konstaton se në rastin në fjalë janë shkelur: Neni 29 paragrafi 2, 3 dhe 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës [E drejta e lirisë dhe sigurisë], Neni 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], Neni 32 [E drejta për mjete juridike], Neni 14, paragrafi 1, Neni 15, Neni 16 paragrafi 1 dhe 2, Neni 17, paragrafi 2 dhe 6 Ligjit nr. 04/L-213 për Bashkëpunim Ndërkombëtarë Juridik në Çështje Penale, Neni 8 dhe 10 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, Neni 9, paragrafi 1 dhe 2, Neni 13 të Paktit Ndërkombëtarë për të Drejtat Civile dhe Politike, Neni 5, 6 dhe 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, Neni 1 paragrafi 1 të Protokollit nr. 7 të Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, Neni 3 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 të Konventës kundër Torturës dhe Trajtimeve a Dënimeve të Tjera Mizore Çnjerëzore ose Poshtëruese.

Po ashtu, Avokati i Popullit, vlerëson se autoritet e Republikës së Kosovës nuk kanë vepruan në pajtim me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut e cila në vendimet e saj për raste të tilla shprehimisht ka theksuar se shtetet në asnjë rrethanë nuk mund të dëbojnë një të huajë në territorin e një shteti ku ai mund t’i ekspozohet rrezikut për t’u torturuar dhe keqtrajtuar fizikisht. Gjykata theksoi se kjo ndalesë në nenin 3 të Konventës është e karakterit absolut dhe zbatohet edhe “në kohë lufte apo emergjencash tjera publike të cilat kërcënojnë kombin”.

Prandaj, bazuar në këto konstatime, Avokati i Popullit i ka rekomanduar Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë si në vijim:

Me rastin e vlerësimit të statusit të të huajve në vendin tonë, të zbatohen me kujdes të gjitha garancitë dhe procedurat e garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Konventat ndërkombëtare, qoftë për dhënien e lejes së qëndrimit, largimit apo ekstradimit.

Ministria e Punëve të Brendshme të njoftojë shprehimisht personelin e saj lidhur me kompetencat kushtetuese dhe ligjore të Avokatit të Popullit sa i përket qasjes pa paralajmërim, në çdo vend dhe çdo kohë në vendet ku mbahen apo mund të mbahen personat e privuar nga liria.

Ndërsa Qeverisë së Republikës së Kosovës i ka rekomanduar që të akordojë kompensim të përshtatshëm jo-material si shprehje e vullnetit të mirë dhe njohje për shkeljet e të drejtave të njeriut në frymën e nenit 41 të KEDNJ.

Ky raport me rekomandime është përcjellë tek autoritetet përgjegjëse përmes postës. I njëjti u është përcjellë mediave dhe është publikuar në ueb faqen zyrtare të IAP.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)