Ua lëshoi me qira terasën Intelektualëve, pronari i ndërtesës fitoi 400 euro

Ua lëshoi me qira terasën Intelektualëve, pronari i ndërtesës fitoi 400 euro

”Seferi si Joshua, Klitschko dhe Wilderi”

Shumë gjilanas kishin udhëtuar dje drejt Pejës për të parë sfidën mes Prishtinës dhe Dritës.

Për fat të keq, vetëm 100 prej tyre e patën rastin të jenë në stadium.

Shumë tifozë e panë ndeshjen prapa pjesës ku tribuna është e rrënuar, derisa dhjetëra tjerë ishin vendosur mbi një ndërtesë afër stadiumit. Gazeta Olle mëson se pronari i saj, e ka lëshuar terasën për tifozët me qira për 90 minuta.

Ai ka fituar rreth 400 euro.

Dikush fitoi para, dikush fitoi titullin, kështu ishte e diela në Pejë.

Vlen të ceket se Drita dje ka fituar titullin e dytë në histori të klubit – hera e fundit kur ata kishin arritur një sukses të tillë ka qenë viti 2003 (15 vjet më parë).

Drita gjithashtu do të na përfaqësojë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ndërkaq Prishtina në Europa League.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)